Lajme

Rrëshqitja masive e dherave, hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit, por sërish ka rrezik

DIBËR– Hapet rruga e Arbërit! Që prej mesditës së djeshme, deri në orën 8 të mëngjesit të kësaj të hëne qarkullimi në Rrugën e Arbrit u ndalua totalisht për shkak të shembjes së një masivi dheu në afërsi të tunelit në Murrizë të Xibrit, pranë Bashkisë Klos.

Qindra metra kub dhera mbuluan rrugën duke rrezikuar jetën e kalimtarëve, që për fat nuk kishte në momentin që mali rrëshqiti i gjithi në rrugë, ku edhe mund të shkaktonte tragjedi në njerëz. Por pas punimeve që janë zhvilluar gjatë natës, rruga u hap me një sens lëvizjeje, por sërish dheu vijon të zbresë poshtë, duke rrezikuar jo vetëm bllokim të qarkullimit, por edhe të zërë mjetet teksa kalojnë në të.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Edhe pse kalimi për momentin është i mundur sërish nuk rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të përdorin këtë aks për të kaluar pasi rrezikojnë jetën e tyre. Mesa duket firma “Gjoka” dhe kryeministri Edi Rama janë kursyer për vendosjen e një rrjete që të mbante malin duke mos llogaritur shirat dhe as motin e keq.

Rruga e Arbërit, sipas kontratës së miratuar nga Këshilli i Ministrave u kushtoi 40 miliardë lekë kosto ndërtimi dhe interesa përgjatë 13 viteve taksapaguesëve shqiptarë pasi do të lidhë Tiranën me kufirin në Maqedoninë e Veriut në Dibër, përmes një rruge malore rreth 100 kilometra të gjatë. Rruga u inagurua me nxitim më 29 nëntor për propagandën e Ramës, por më shumë ka shkaktuar probleme se ka ndihmuar banorët e zonës. Gjatë gjithë reshjeve të dëborës ka qenë e bllokuar, ndërsa duket se ka probleme edhe nga shiu. 

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *