Lajme

Banorët e 5 Majit, Laprakës dhe Paskuqanit protestë para Bashkisë

TIRANË– Banorët e zonës së “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit protestuan ditën e sotme përballë bashkisë së Tiranës. Protesta e sotme u shoqërua me një kërkesë nga ana e tyre, për të marrë një sqarim për shembjen e banesave. Për mediat, banorët kundërshtojnë pretendimet e bashkisë duke konfirmuar se nuk kanë firmosur asnjë akt-marrëveshje për shembjen e banesave të tyre.

“Ne kemi ardhur për të pyetur ose për të marrë sqarim se ka 3 muaj që kemi bërë kërkesë për takim me bashkinë. Ne kemi çuar me emra njerëzit që kanë firmosur. Pse nuk na kthejnë përgjigje kur na takojnë, përse nuk na zgjidhin problemin? Me cfarë të drejte arreston banorët që sillen në mënyrë monstruoze. Pasi shemben shtëpitë thonë eja firmos për bonos qiraje. Këta ndërpresin ujin dritat dhe nuk kanë asnjë urdhër prishje, me VKM këta të na japin bonusin e qerasë skam përse të firmos. Unë skam fare shtëpi prej 22 shkurtit deri tani bashkia nuk e di ku i ka banorët e vet. Sot të më kërkojë policia nuk e di ku e kam adresën, jetojmë në absurditet. Nuk na takon kryetari i bashkisë, lë të na takojë një grup ekspertësh, të na sqarojnë. Nëse na nxorën nga shtrëpia le të na strehojnë sic e parashikon ligji”, u shpreh banori.

Lexo më shumë  Osmani: Shqiptarët e Amerikës, urë e fuqishme e aleancës Kosovë - SHBA

“Ne më 15 nëntor kemi kërkuar takim me kryetarin e Bashkisë që të na plotësohen të drejtat tona. Dje bashkia e Tiranës nga ka kthyer përgjigje, pasi Erion Veliaj gënjen pasi ne nuk kemi bërë asnjë kontratë ligjore apo akt-marrëveshje. Ata hedhin fjalë gjasme sikur kemi bërë marrëveshje. Ne sot kemi bërë ankesë në bashkinë, ku asnjë prishje nuk është bërë asnjë marrëveshje. Këto prishje janë pa marrëveshje. Vendimi i gjykatës. Drita Arapi që ka dhunuar nën lizën unë e cilësoj si një bushtër, nuk ka të drejtë nëna e atij që punon në bashkinë Tiranës shkon dhe etiketon nën lizën si protestë politike dhe e dhunon. Njërin e ka polic bashkiak kurse tjetrin punonjës në marrëdhënien me publikun. Kjo është kokhudhra dhe bushtra”, tha banori i zonës.

Lexo më shumë  Restorantet e Sarandës dhe Vlorës shtrenjtojnë çmimet deri në 33%

Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nga IMT. Një pjesë e banorëve në zonën e ‘5 Majit’ nuk kanë pranuar kontratat e propozuara nga bashkia, ku thuhet se do të përfitojnë kompensim të plotë. Ata vijojnë protestat prej muajsh tashmë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *