BotaKryesore

Zelensky: Franca e ka frikë Rusinë

Më 25 mars, Zanny Minton Beddoes, kryeredaktorja e “The Economist”, udhëtoi në kryeqytetin ukrainas me redaktorin e Rusisë dhe Evropës Lindore, Arkady Ostrovsky, për të takuar Volodymyr Zelenskyin, presidentin ukrainas. Në këtë intervistë ekskluzive dhe të thelluar, të kryer në atë që stafi i Zelenskyit e përshkruan si “kështjellën”, presidenti diskutoi gjendjen e luftës, mbështetjen ndërkombëtare që i nevojitet vendit të tij dhe se si ai beson se do të duket një fitore e Ukrainës.

Gazetarja: Kur ju i thoni partnerëve tuaj perëndimorë, që keni nevojë për tanke dhe aeroplanë ushtarakë. Presidenti Macron tha që deri këtu është vija e kuqe dhe ata nuk do e kalojnë. Çfarë do të thotë kjo, kur ju kërkoni më shumë armë për t’u mbrojtjtur dhe ata thonë jo?

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

Zelensky: Sepse ata e kanë frikë Rusinë. Kaq është. Dhe ata që që e thonë të parët, janë të parët që kanë frikë.

Gazetarja: Boris Johnnoson ka qenë më dashamirës me dërgimin e armëve, a ka ndonjë dallim në gatishmërinë e vendeve evropiane?

Zelensky: Po të them të drejtën Johnson është lideri i cili po ndihmon më shumë. Në këtë rast Johnson është një shembull. Lidearët e vendeve të tjera reagojnë sipas kushtetutës së tyre.

Gazetarja: Po gjermanët, se nga njëra anë kishte një zhvendosje të beftë pas pushtimit, politika e jashte gjermane ndryshoi por tani duket sikur janë të shqetësuar nëse duhet bërë më shumë?

Zelensky: Ata po mundohen të jenë të balancuar. Ata kanë një lidhje të gjatë me Rusinë dhe ata janë duke e parë situatën nga prizmi i ekonomisë. Ata ndihmojnë ndonjëherë. Mendoj se ata po përpiqen ti përshtaten situatës ndërkohë që ajo zhvillohet. Ata gjithashtu po shohin se si situata ndikon në vendin e tyre. Ata ndihmojnë në rast se ka presion së brendshmi për të vepruar asisoj dhe ata ndalojnë kur shohin se ajo që kanë bërë është e mjaftueshme. Mendoj se gjermanët janë më pragmatikë se kushdo tjetër midis atyre vendeve që mund të ndihmojnë vërtetë. Mendoj se gjermanët po bëjnë një gabim sot. Mendoj se bëjnë shpesh gabime. Mendoj se trashëgimia e marrëdhënies së Gjermanisë me Rusinë e tregon këtë.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë
YouTube player

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *