BE-ja Kinës: Ushtroni presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës
Bashkimi Europian i kërkon Kinës të marrë përgjegjësinë e saj specifike si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuara për të ushtruar presion mbi Rusinë që t’i japë fund luftës dhe të zgjidhë problemet në tryezën e negociatave.
“Ne presim që Kina të veprojë në mënyrë aktive për restaurimin e paqes dhe stabilitetit. Kina nuk mund të mbyllë sytë kundrejt dhunimit të rendit ndërkombëtar dhe të drejtës ndërkombëtare të përfshira në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Nëse Kina nuk mbështet sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë, të paktën të mos ndërhyjë në to .Ky është konkluzioni i samitit BE-Kinë te zhvilluar permes videokonference.
Kina u përfaqësua me presidentin e saj, Jinping Xi dhe kryeministrin Keqiang Li. Bashkimi Europian u përfaqësua me presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të cilët mbajtën dhe një kongferencë për shtyp në fund të takimit.
Ndërkohë që Kina shpreh interesin e saj për garantimin e paqes dhe stabilitetit në nivelin global, nuk ështê e qartë nëse ajo do të influencojë Kremlilin për t’iu kthyer tryezës së negociatave. Argumenti i parë i artikuluar në emër të Bashkimit Europian gjatë samitit BE-Kinë është se mosmarrëveshjet, problemet dhe krizat zgjidhen në tavolinën e negociatave dhe jo përmes agresionit kundër një vendi.
“Kjo luftë është një tragjedi për Ukrainën dhe agresion kundër rendit ndërkombêtar dhe të drejtës ndërkombêtare. Ne kemi vendosur sanksione kundër Rusisë. Këto sanksione kanë një çmim për Bashkimin Europian, por ky është çmimi që duhet të paguajmë për lirinë dhe demokracinë” është shprehur presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
“Më shumë se 40 vendeve i janë bashkuar këtyre masave shtrenguese. I bëmë të qartë autoriteteve kineze, se nëse Kina nuk i mbështet sanksionet europiane, atëherë të mos ndërhyjë për këto sanksione.” Eshtë shprehur presidentja e Komisionit Europian Von der Leyen.
Argumenti i dytë i europianëve për të bindur Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinê ështê ai ekonomik:“ Ne i kemi bërë të qartë se qendrimi aktual do të cënojë reputacionin e Kinës në Europë. Eshtë një çështje besimi , që ndikon në marrjen e vendimeve për investimet afatgjata.
Ne kemi 2 miliard euro tregti midis BE-së dhe Kinës në ditë, ndërkohë që me Rusinë ajo shkëmben vetëm rreth 300 milion euro në ditë . Ndaj, vazhdimi I kësaj situate nuk është në interesin e askujt dhe me siguri jo në interesin e Kinës. Shpresojmë, që ajo ta marrê në konsideratë. 15% e eksporteve të Kines janë destinuar BE-së, ndërkohê që vetëm 1 % i destinohet Rusisë.” është shprehur Von der Leyen. Ndërkohë, Von der Leyen ka shtjelluar, se Kina ka problem kryesor akualisht përhapjen e variantit OMICRON, qe po e godit fort Kinën, si dhe masat për karantinimin dhe mbylljen të vendit.
Ndërkohë gjatë samiti janë diskutuar çështja e bashkëpunimit në luftën kundër COVID-19, mbrojtja e planetit si edhe çështje të nxehta lidhur me të drejtat e minoriteteve në Tibet, Mongoli, çështjen e cënimit të rregullave të tregut të brendshëm të BE-së nê rastin e Lituanisë dhe çêshtje të veçanta lidhur me të drejtat e njeriut. /abc/
Rruga Press