‘PR’ i Vuçiç në prag zgjedhjesh po ‘bën namin’ në rrjet/ Profesori i njohur ‘tallet’ me të: Daljet nga frigoriferi…
Dalja e çuditshme nga frigoriferët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit po bëhet objekt talljeje dhe jashtë kufijve të Serbië.
Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore, në Universitetin e Gracit, Florian Bieberi ka publikuar një fotografi, ku shihet një frigorifer i mbyllur me zinxhirë.
“Për arsye të njohura”, thuhet në shkrimin me të cilin Bieber e ka shoqëruar fotografinë.
For obvious reasons. pic.twitter.com/IKgTbLf9aG
— Florian Bieber stands with 🇺🇦 (@fbieber) April 1, 2022
Replikat te postimi i Bieberit janë bërë, duke e lidhur fotografinë e montuar me presidentin serb. Dikush ka shkruar se “Vuçiç do të dilte edhe nga aty”, ndërsa një tjetër ka shkruar se “Vuçiç do të ikte në formë të kabëzave të akullit”.
Vuçiç, si ish-ministër i propagandës gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit, duket se e ka zgjedhur këtë metodë, si pjesë së “PR”-it e tij gjatë kohës së fushatë.
Mbetet akoma enigmë nëse sugjerimi i ka ardhur nga sivëllai i tij Rama, apo Rama është thjesht nxënësi i Vuçiqit në të tilla inskenime qesharake.
Zgjedhjet në Serbi, për të gjitha nivelet e pushteteve atje, mbahen këtë të diel, më 3 prill.
Rruga Press