Te akuzuarit për inceneratorin e Fierit dalin para Gjykatës
GJKKO ka nisur seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 9 personave që akuzohen për abuzime në lidhje me inceneratorin e Fierit.
Para gjyaktës do të dalë Lefter Koka ndaj të cilit rëndon një masë sigurie për inceneratorin e Elbasanit.
Personat e tjerë që do të dalin përpara gjykatës janë Pëllumb Abeshi, Azem Shateri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Sabina Cenameri, Etleva Kondi; për dy të fundit SPAK ka kërkuar arrest shtëpie.
Këta persona akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Gjykata do të rivlerësojë masën për Klodian Zoton, administrator i kompanisë koncesionare të Fierit, i cili është në arrati.
Për masë përpara Gjykatës do dalë dhe Arenc Myrtezani, që kreu punimet për ndërtimin e inceneratorit.
Kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Rruga Press