Censusi në MV numëron vetëm 3504 bullgarë, pavarësisht se 86 000 qytetarë kanë pasaportë bullgare
Në regjistrimin e popullsisë në shtator të vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut, vetëm 3504 persona janë identifikuan si bullgarë, tha Apostol Simovski, drejtor i Institutit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë e Veriut.
Në të njëjtën kohë, vetëm në 15 vitet e fundit, më shumë se 86 000 qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë marrë pasaporta bullgare, sipas të dhënave të Ministrisë bullgare të Drejtësisë.
Sipas regjistrimit, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 2 097 319 qytetarë – 54% e tyre identifikohen maqedonas, 30% shqiptarë, 4% turq, 2% romë, 1% serbë, 1% boshnjakë dhe 0,5% vllehë.
Rruga Press