Bota

Ukraina: Rusia nuk po mban premtimin për ulje të sulmeve, ushtria po vazhdon akte të paligjshme

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë se trupat ruse vazhdojnë të kryejnë akte të paligjshme kundër popullsisë vendase në Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës dhe Kherson në jug.

“Rusia vazhdon të dërgojë trupa në Ukrainë. Forcat ruse vazhdojnë të bastisin shtëpitë e banorëve lokalë, të arrestojnë aktivistë pro-ukrainas dhe zyrtarë qeveritarë”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve ukrainas.

Deklarata vjen pas një “premtimi” rus në bisedimet e paqes në Stamboll të martën për të “ulur në mënyrë drastike” operacionet ushtarake rreth Kievit.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Zhvillimet e fundit të luftës Rusi-Ukrainë

Forcat ruse kanë sulmuar në orët e para të mëngjesit, një tjetër qytet të Ukrainës, Lysychansk, sipas skynews. “Janë dëmtuar shumë ndërtesa, ndërkohë ende nuk ka të raportuar për viktima,” tha guvernatori rajonal i Luhansk, Serhiy Gaidai. “Shumë ndërtesa të tjera janë shkatërruar. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë personat që kanë mbetur në rrënoja.”

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se njësitë ruse po detyrohen të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për t’u riorganizuar dhe rifurnizuar dhe paralajmëroi se reduktimi i forcave në terren mund të nënkuptojë më shumë sulme raketore.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se bisedimet e së martës, në të cilat, Rusia tha se do të zvogëlonte operacionet pranë Kievit dhe Chernihiv -treguan disa shenja pozitive, por ato nuk i ndalën shpërthimet e predhave ruse.

Premtimi rus është pritur me skepticizëm nga shumë njerëz, me presidentin e SHBA-së Joe Biden që tha se ai nuk po e lexonte atë derisa të shihte se cilat janë veprimet e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *