U dëmtua në kohën e tërmetit, rruga e Qafë Thanës në Krujë buzë humnere
Të udhëtosh në rrugën Krujë Qafë Thanë do të thotë të kalosh buzë humnerës dhe nën kërcënimin e gurëve që rrëshkasin nga mali. Aksi nacional është bërë i rrezikshëm në disa pjesë.
Nga sipër të kërcënojnë gurët që shkëputen nga mali dhe kanë marrë para mbrojtëset anësore.
” Ka rënë guri nga shkëmbi, më ka rënë 2 metra para makinës, fati im sepse do të më kishte bërë copash”
Nga poshtë humnera qindra metra e thellë po merr pjesë të asfaltit.
Kjo është gjendja e rrugës nacionale Krujë-Qafë Shtamë që lidh lidh malësinë e Krujës me qytetin dhe të çon në parkun Kombëtar.
Në disa pjesë është bërë e rrezikshme.
Dy makina nuk mund të kalojnë njëherësh.
“Kjo rrugë është dëmtuar që në kohën e tërmetit, edhe ketu nuk ka marrë askush asnjë masë për riparimin e saj”
Rruga e Qafë Shtamës u rikonstruktua disa vite më parë, por duket se cilësia e punimeve nuk ka qenë e duhura.
” Kanë bërë rrugë shkel e shko. Ka dhe shumë vende tjera më sipër që rruga është e deformuar. Dhe me makinat e vogla kjo rrugë po bëhet e pakalueshme”
Në rreth 5 km rrugë me kthesa të forta e rrezik të lartë, probleme ka edhe me sinjalistikën.
Rruga Press