Bota

Këshilltari i Zelenskyt: Ukraina nuk heq dorë nga asnjë pjesë e territorit

Alexander Rodnyansky, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit të saj, derisa shtoi se aktualisht presioni është mbi Rusinë.

Rodnyansky deklaroi për BBC-në të hënën se Ukraina nuk do të “sakrifikonte” integritetin e saj territorial, ndërsa për forcat ruse tha se janë dobësuar.

“Është e qartë, morali i tyre është aq i ulët sa nuk mund t’i mbajnë as furnizimet as logjistiken e tyre. Nëse i pyet njerëzit që jetojnë në këto zona, ata nuk do të donin të jetonin në Rusi. Si mund t’i lëmë ne ata”, deklaroi Rodnyansky.

Lexo më shumë  Ambasadorja amerikane në NATO: Ballkani Perëndimor duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen

Kremlini është i shqetësuar nga komentet e presidentit amerikan, Joe Biden, për homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka thënë të hënën zëdhënësi Dmitry Peskov, njofton CNN.

Gjatë një vizite në Poloni, Bideni ka thënë se Putini nuk duhet të mbetet më në pushtet.

Deklarata e tij u sqarua më pas nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, të cilët thanë se presidenti i SHBA-së nuk bëri thirrje për ndryshim regjimi në Moskë.

Lexo më shumë  SHBA: Kemi nisur dërgesat me ndihma përmes portit në Gazë

Mirëpo, kësaj deklarate të Bidenit, i është përgjigjur Kremlini duke thënë se “sundimtari i Rusisë nuk duhet të vendoset nga Bideni”.

“Këto deklarata sigurisht që shkaktojnë shqetësim. Do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër deklaratat e presidentit amerikan”, ka thënë Peskov të hënën gjatë një konference për media.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *