Mediat italiane rikthehejnë në vëmendje skandalin e mjekëve shqiptarë të dërguar në Itali: 3 mln euro për pompistin që hiqej si infermier
ITALI– Mediat italiane i janë rikthyer skandalit të mjekëve shqiptarë që u dërguan për të ndihmuar bluzat e bardha të vendit fqinj në luftën kundër pandemisë, por përfunduan duke u harbuar në një hotel në Brescia. Në një artikull të Corriere della Sera, gazetari Andrea Galli shkruan se grupi i mjekëve shqiptarë kanë marrë në total 3 milionë euro nga paratë e shtetit italian për shpenzimet e tyre gjatë kohës së qëndrimit në Itali. Mediat italiane e vënë theksin tek fakti që mes mjekëve ishte ‘infiltruar’ dhe një pompis, skandal i zbuluar nga Dosja.al fillimisht, duke e krahasuar atë me situatën në Rusi e transportimin e spiunëve. Mjekët shqiptarë kanë zgjedhur si mbrojtës avokatin Ëngjëll Agaçin pas gjobitjes me nga 500 euro secili, figurë që njihet për përfaqësimin e rkotrafikantëve shqiptarë, çështje shumë më ‘të rënda’ se gjobitja për shkjelje të rregullave të pandemisë. Si përfundim në artikull shtohet se bluzat e bardha që u dërguan nga Shqipëria drejt Italisë nuk kanë dhënë asnjë kontribut, veç skandalit të hotelit ku u kapën duke festuar.
Artikulli i plotë:
Për të filluar, një pyetje: por a ishin edhe këto vërtet të nevojshme?
Ndoshta më pak ose aspak i ngarkuar nga skenarë spiunazhi krahasuar me misionin rus (nga 104 persona, 72 ishin ushtarë dhe agjentë të Shërbimit), delegacioni shqiptar që edhe në mars 2020 erdhi në Lombardi dhe veçanërisht në Brescia, gjatë Covid-it, për të na ndihmuar në ato kohë të errëta të fillimit të pandemisë, pasi ne ishim kombi më i prekur në Evropë, të mbyllur në “zonat e kuqe”. E megjithatë, nëse tashmë jeni në dijeni të argëtimeve dhe ahengjeve alkoolike të shqiptarëve në hotelin që i priti në Brescia, madje dhe u gjobitën (vetëm nëse ka pasur një marrëveshje mes kryeministrit atje (Edi Rama) dhe atij italian Giuseppe Conte (me rolin kryesor të ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio), këtu dikush do të duhet të sqarojë. Çfarë dreqin bënte një pompist në grupin e tridhjetë mjekëve e infermierëve?
Tre milionë euro
Skuadra e Tiranës ka udhëtuar në bordin e një avioni dhe duke qenë mysafirë na kushtuan plot 3 milionë euro. Përtej kësaj, në këtë rrëfim duhet të evidentojmë veprimin në kohë rekord të avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpeshherë mbrojtës i trafikantëve të mëdhenj të drogës dhe një njeri shumë i dëgjuar nga institucionet tona dhe duhet shtuar se jo gabimisht. Nuk janë të padëgjuara identifikimi i kulturave të drogës, të cilat shpesh investojnë të njëjtën Shqipëri të njohur ndryshe si ‘narkoshtet’.
Burrat e Ramës
Analistët ndërkombëtarë e kishin përmbledhur thelbin e delegacionit si një lëvizje legjitime dhe të rregullt gjeopolitike të kryeministrit Rama, manovra klasike diplomatike për të avancuar kreditet dhe për të marrë pikë të mëtejshme në garën për hyrjen në Bashkimin Evropian. Në pritje të zbarkimit të shqiptarëve ishin drejtuesit e Qarkut të cilët falënderuan tokasit duke uruar punë të mbarë. Po kështu, në mënyrë të përmbledhur, ju bëjmë me dije se gratë dhe burrat e Ramës nuk kanë dhënë asnjë kontribut të rëndësishëm. Duke u nisur, natyrisht, nga ai, punonjësi i pompës së benzinës që u bë ekspert i sëmundjeve infektive.
E gjitha ngjarja u zhvillua në mars të vitit 2020. Lajmi për gjobitjen e ekipit mjekësor shqiptar në Itali me 500 euro u bë i ditur nga mediat vendase. Ndërsa për ato shqiptare, mjekët u shprehën se thjesht ishin gëzuar sepse kishin dalë negativë në testin për koronavirus duke shtuar se në Shqipëri do të ktheheshin më kokën lart. U zbulua se pompisti Qazim Ismaili ishte pjesë e stafit me 30 mjekë dhe infermierë që u dërguan në Itali. Por megjithëse pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ai u përzgjodh nga aplikimet vullnetare për t’u bërë pjesë e luftës kundër COVID-19 në Itali.
Rruga Press