Irakianët me thirrje kundër SHBA-së, kujtojnë Soleimanin

Me thirrje kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mijëra irakianë kanë shënuar njëvjetorin e vrasjes së gjeneralit iranian, Kassem Soleimani. Tubimi i madh u organizua në ditët kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë thelluar përplasjet në lidhje me pasurimin e uraniumit.
Shumë prej pjesëmarrësve në këtë turmë kanë bërë thirrje për hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara. Soleimani, gjeneral i njësitit të Gardave Revolucionare, u vra më 3 janar të vitit 2020 në një sulm ajror nga SHBA-ja. Washingtoni e ka akuzuar Soleimanin për organizimin e sulmeve ndaj bazave amerikane në Irak.
SHBA-ja akuzon ushtrinë e përkrahur nga Irani për sulmet e vazhdueshme me raketa nëpër bazat amerikane, përfshirë edhe një sulm në afërsi të Ambasadës amerikane.
Rruga Press
Lajmet e fundit:
- “Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë
- Kurti për 35-vjetorin e referendumit: 99.87 për qind votuan për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur
- Pas 3 vitesh mungesë, SHBA sjell ambasadorin në Tiranë. Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomati amerikan në Shqipëri
- Gërvalla mohon se heshti pas aktgjykimit të Speciales: I jemi futur punës – me kokë të ftohtë e pa shumë bërtitma po përgatitemi për betejën ligjore të radhës
- Vuçiq ia tregon të parit “shefit” të tij, Putinit dorëheqjen nga posti i presidentit të Serbisë
- Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm






