Varianti i ri i Covid vjen në Greqi, zbulohen 4 rastet e para

Mutacioni i Covid sa vjen edhe po përhapet më shumë. 4 raste janë zbuluar ditën e sotme në Greqi. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke të cilat shkruajnë se rastet e para të mutacionit janë zbuluar nga Instituti për Kërkime Mjekësore dhe Teknologjike në Athinë.
4 rastet e para të mutacionit në Greqi janë izoluar dhe mbi ta po kryhen studime. Mediat greke shkruajnë se ende nuk dihet se nga e kanë marrë mutacionin personat e infektuar. Gjithashtu ato kanë shkruar se zbullimi i mutacionit të Covid në Greqi mund të bëj që qeveria ta fus vendin në një karantinë të plotë për të mos përhapur llojin e ri të Covidit.
Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar.
Rruga Press
Lajmet e fundit
- Skandali financiar trazon Turqinë, nënkryetarja e AKP-së jep dorëheqjen pas akuzave për transaksione me aksione
- Lojtarët e Irlandës refuzojnë të shtrëngojnë duart me skuadrën e Izarelit
- PPP-të marrin 1 miliard euro nga shteti, gati gjysma e kontratave të koncesioneve janë nën hetim nga SPAK-u
- “Nuk ka kthim pas!”/ 121 ditë revoltë, protesta hyn në muajin e 5-të, qytetarët: Rama jep dorëheqjen! Drejtësia të veprojë
- Kurti për 35-vjetorin e referendumit: 99.87 për qind votuan për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur
- Pas 3 vitesh mungesë, SHBA sjell ambasadorin në Tiranë. Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomati amerikan në Shqipëri






