Bota

Rusia jep shifrën e saj se sa ushtarë të vrarë ka deri më tani

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka pranuar se që kur nisi pushtimin e Ukrainës janë vrarë 1351 ushtarë rusë.

Ky është përditësimi i parë që kur ministria ruse pranoi se në luftë u vranë 498 ushtarë rusë, kurse 1500 u plagosën.

Nuk ka akoma një shifër të qartë, të konfirmuar të viktimave ruse, por mendohet të jetë shumë më e lartë.

Lexo më shumë  Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

Zyrtarët e inteligjencës amerikane këtë javë kanë vlerësuar se në luftë në Ukrainë, në fund të shkurtit janë vrarë mbi 7000 ushtarë rusë , një numër që do të tejkalonte numrin zyrtar të vdekjeve të ushtarakëve rusë për dy vitet e luftës së parë çeçene, e cila mbahet mend si një fushatë brutale.

Ministria shtoi se Rusia do të vazhdojë me operacionin e saj deri të arrijë qëllimet e vëna nga presidenti Vladimir Putin.

Lexo më shumë  Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *