VIDEO/ Pasi u provokua nga një serb Madeleine Albright i drejtohet “Ti je kriminel lufte! Dil jashtë. Serbë të fëlliqur!”
Ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright e cila ndërroi jetë vetëm pak ditë më parë dha një kontribut të madh për çlirimin e Kosovës. Një incident ka ndodhur disa vite më parë kur ajo u provokua nga aktivistët serb në Pragë të Çekisë.
Gjatë një aktiviteti ku ajo promovonte dhe firmoste, librin e saj me kujtime “Dimri i Pragës”, në librarinë Luxor të kryeqytetit çek, më 23 tetor 2012, anëtarët e grupit qytetar “Miqtë e serbëve në Kosovë” iu vërsulën znj. Albright dhe përfaqësuesve të saj, por ajo me vendosmëri nuk u kursye dhe i tha njërit nga aktivistët se ti je kriminël lufte.
“Ti je kriminel lufte! Dil jashtë!”– tha ish-sekretarja Albright.
Aktivistët të udhëhequr nga regjisori i filmit Vaclav Dvorak (autori i dokumentarit “Kosova e Vjedhur”), e provokuan duke i prezantuar pesë postera me fotografi të viktimave serbë nga bombardimet e NATO-s. Ata i kërkuan Albright t’ua nënshkruante pork y veprim e nervozoi shumë ish-sekretaren amerikane.
Ajo u ngrit nga vendi dhe me forcë iu drejtua provokatorëve me fjalët: “Serbë të fëlliqur”!