Bota

Vritet një shtetas amerikan në Chernihiv të Ukrainës

Një shtetas amerikan ishte në mesin e disa personave të vrarë në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, të enjten, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka konfirmuar vdekjen dhe i shprehu ngushëllime familjes, raporton CNN.

“Për respekt për familjen gjatë kësaj kohe të vështirë, nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm”, shtoi një zëdhënës.

Një deklaratë e policisë ukrainase tha se vdekjet ishin rezultat i zjarrit të artilerisë ruse në qytet.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

Chernihiv, në verilindje të Kievit dhe afër kufirit rus, ka parë granatimet më intensive nga forcat ruse që nga fillimi i luftës më shumë se tre javë më parë.

Më herët të enjten, kreu rajonal Vyacheslav Chaus ka thënë se më shumë se 50 trupa ishin sjellë në morgun e qytetit të mërkurën. Në mesin e të vrarëve ishin më shumë se 10 njerëz të cilët në momentin e sulmit ishin të rreshtuar për të blerë bukë.

Lexo më shumë  OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

Ndërkohë, në një deklaratë të veçantë të enjten, shërbimet e urgjencës të Ukrainës thanë se në procesin e pastrimit të rrënojave nga një ndërtesë e dëmtuar në sulmet e mëparshme, ata zbuluan trupat e një familjeje prej pesë anëtarësh, duke përfshirë një vajzë 12-vjeçare dhe binjakë 3-vjeçarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *