Bota

Ambasada e SHBA reagon në mënyrë të ashpër pas kërcënimeve ruse mbi Bosnjë-Hercegovinën

Ambasada e SHBA në Sarajevë ka reaguar ashpër pas deklaratave kërcënuese të ambasadorit rus, i cili theksoi se nëse Bosnjë-Hercegovina do të anëtarësohet në NATO do e pësojë keq.

Në reagimin zyrtar ambasada e SHBA thekson se këto janë kërcënime të rrezikshme, duke shtuar se askush nuk mund të futet mes vendeve të lira dhe NATO-s.

“Kërcënimet e fundit të ambasadorit rus ndaj Bosnje dhe Hercegovinës janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Lexo më shumë  OKB paralajmëron për “mizori” tjera në Mianmar

Më tej në njoftimi e ambasadës së SHBA thuhet se Amerika do të jetë në krahë të Bosnjë-Hercegovinës në të gjitha hapat drejt integrimit në komunitetin ‘Eruoatlantik”

Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshëm për ta siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik të kombeve”, thuhet tutje në reagim.

Lexo më shumë  Polonia do të shpenzojë rreth 2.5 miliardë dollarë për të siguruar kufirin e saj lindor, thotë Tusk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *