Bota

Italia shprehet e gatshme ta rindërtojë teatrin ukrainas të bombarduar

Qeveria italiane ka thënë se është gati të rindërtojë një teatër të shkatërruar nga një sulm me bombë në qytetin ukrainas të Mariupol.

“Kabineti ka miratuar propozimin tim për t’i ofruar Ukrainës burimet dhe mjetet për ta rindërtuar atë sa më shpejt të jetë e mundur. Teatrot e të gjitha vendeve i përkasin të gjithë njerëzimit”, ka shkruar në Twitter, ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini pas një takimi të kabinetit qeveritar.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj
Image

Shteti ukrainas ka bërë të ditur se teatri është goditur të mërkurën nga një sulm rus ndërsa njerëzit strehoheshin nga bombardimet. Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar teatrin.

Të enjten, punonjësit e shpëtimit nxorën të mbijetuarit nga rrënojat, megjithëse autoritetet e qytetit thanë se nuk ishin në gjendje të vlerësonin numrin e viktimave të mundshme ose të atyre që u shpëtuan.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *