Biden i përgjigjet kërkesës së Zelenskyt: Nuk do të ketë zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë
Qëndrimi i Biden për zonën e ndalim-fluturimit nuk ka ndryshuar, thotë Shtëpia e Bardhë.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden iu ka përgjigjur një kërkese të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili sot mbajti një fjalim në Kongresin amerikan.
Presidenti Zelesnky i bëri jehonë një fjalimi të Martin Luther Kingut, i cili dikur kishte pohuar se “Unë kam një ëndërr”.
Presidenti ukrainas vazhdoi “Kam një nevojë – duhet të mbroj qiejt tanë”, raporton skynews.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Ukraina që ajo të zbatojë një zonë ndalim-fluturimi, pozicioni i saj nuk ka ndryshuar.
Ekziston frika se nëse do të zbatohej një zonë ndalim-fluturimi, kjo detyron SHBA-të të rrëzojnë aeroplanët rus që fluturojnë mbi qiejt ukrainas.
Rruga Press