Bota

Italia sekuestron kompleksin luksoz milionësh të oligarkut rus

Italia ka sekuestruar një kompleks pallatesh në Sardenjë, që është pjesërisht në pronësi të biznesmenit rus, Piotr Olegovich Aven, njoftoi sot zyra e kryeministrit Mario Draghi.

Operacioni i sekuestros ishte pjesë e një përpjekjeje të gjerë perëndimore për të vendosur sanksione ndaj rusëve të lidhur me presidentin, Vladimir Putin, si ndëshkim për hyrjen e ushtrisë ruse në Ukrainës, që prej 24 shkurtit.

Lexo më shumë  Si po përgatit Kina ekonominë e saj për luftë me Perëndimin

Mësohet se biznesmeni rus zotëron një të tretën e pasurisë së konfiskuar, ndërsa vlera e pasurisë vlerësohet të jetë rreth katër milionë euro. Për sa i përket pjesës tjetër të kompleksit nuk është ende e qartë se cili e zotëron.

Aven është në listën e sanksioneve të BE-së që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Ai është investitor nafte që ka ndërtuar një perandor biznesi prej 4.7 miliardë dollarësh në Evropë. Në dy javët e fundit, policia italiane ka sekuestruar vila dhe jahte me vlerë qindra milionë euro nga rusët e shquar që kanë qenë në listat e sanksioneve të BE-së që nga pushtimi i 24 shkurtit.

Lexo më shumë  Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *