Lajme

Banorët e Laknasit fitonë gjyqin për mos ndërtimin e thertores

Banorët e Laknasit kanë fituar gjyqin për mos ndërtimin e thertores.

Pas më shumë se tre vitesh përpjeke dhe protesta, banorët kanë fituar gjyqin kundër Bashkisë Kamëz për të mos ndërtuar një thertore në zonën e vetme të gjelbërt që ata kanë.

Protesta e banorëve për të mbrojtur “Plepat e Brukës” ka nisur që në vitin 2019.

Lexo më shumë  Daut Haradinaj shprehet për një koalicion të opozitës me Vjosa Osmanin brenda, kundër Albin Kurtit

Ata protestojnë kundër vendimit të bashkisë Kamëz për të dhënë me qira një sipërfaqe prej 12.400 m2 të hapësirës së gjelbër të ndodhur përbri shtëpive të tyre, kompanisë “Bio-Products” për të ndërtuar një agroturizëm që përfshin edhe një thertore.

Sipas tyre, kjo hapësirë është e vetmja e mbetur e gjelbër në atë zonë.

Edhe pse është një “tokë-shtet” ata e kanë mirëmbajtur atë për 30 vjet, duke e mbjellë me pemë frutore e dekorative.

Lexo më shumë  Deklaratat e Ramës/ Bushati: Tregoi se i ka shpallur mbrojtje hajdutëve përballë SPAK-ut

Një mënyrë kjo për të ruajtur tokën edhe nga erozioni dhe cilësia e keqe e ajrit si pasojë e ndotjes së madhe të lumit të Tiranës që kalon aty pari.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *