Lajme

Rikthehen shëndoshë e mirë nga Kievi 3 kryeministrat e BE

“Delegacionet polake, sllovene dhe çeke janë kthyer shëndoshë e mirë në vendin tonë pas vizitës së tyre në Kiev”, ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller në një postim në Tëitter.

Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë, përkatësisht Mateusz Moraëiecki, Petr Fiala dhe Janez Jansa ishin pjesë e delegacionit që vizitoi Kievin një ditë më parë, vizitë e cila u konsiderua e guximshme, për shkak të rrethimit të Kievit nga forcat ruse.

Lexo më shumë  Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri

Ata mbërritën një ditë më parë me tren dhe u takuan me kryeministrin ukrainas Zelenzky, një veprim që u konsiderua shenjë e fortë mbështetjeje nga Zelensky.

Tre liderët evropianë, të cilët thanë se po përfaqësonin Këshillin Evropian në takimin e Kievit, udhëtuan për në kryeqytetin ukrainas me tren.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *