KryesoreLajme

Arrestohet Elsa Lila, ‘financierja’ e një bande droge

Është arrestuar këngëtarja e njohur Elsa Lila, pjesë e një bande të trafikut të drogës në Itali.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat zbulojnë dhe rolin si financiere që ka pasur këngëtarja e njohur shqiptare.

Lila ka qenë pjesë e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike, së bashku me ish-boksierin shqiptar Petrit Bardhi, i cili dhe më herët ka qenë i arrestuar në Itali, për të njëjtën vepër penale.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022

“Policia shkatërroi një organizatë kriminale të dedikuar për shitjen e drogës të përbërë nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë.

Në agim të së mërkurës, hetuesit e skuadrës së lëvizshme të Romës dhe Viterbos po zbatojnë 13 urdhra paraburgimi të kërkuara nga Drejtoria e Rrethit Antimafia të Romës dhe të lëshuara nga gjyqtari hetues i prokurorisë së Romës.

Mes 13 të dyshuarve bie në sy emri i Lila Elsës, 40 vjeçe, këngëtare e njohur në Shqipëri, e cila mbante llogaritë e shitjes së drogës. I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i përfshirë në një tjetër operacion të mëparshëm të antimafias italiane”, raportojnë mediat në vendin fqinj. /Fax News/

Lexo më shumë  Tre skenarë që mund të pasojnë suksesin e protestës qytetare në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *