Bota

Rusisë i bllokohet gjysma e rezervës së saj financiare

Rusia tashmë ka humbur qasjen në pothuajse gjysmën e rezervave të saj financiare pas vendosjes së sanksioneve nga vendet perëndimore.

Sipas ministrit rus të Financave, Anton Siluanov vendi ka humbur qasjen e 300 miliardë dollarëve nga 640 miliardë dollarë që ka vendi.

“Vëllimi i përgjithshëm i rezervave tona është rreth 640 miliardë dollarë dhe rreth 300 miliardë janë të bllokuara dhe ne nuk mund t’i përdorim ato tani”, tha Silaunov.

Lexo më shumë  Moska pritet të sulmojë NATO-n? Financial Times: Estonia po vendos trupa elitare në kufi! Gati plani për goditjen e territoreve ruse

Ai ka shtuar se borxhet ndaj vendeve jo-miqësore do të shlyhen me rubla.

“Borxhet ndaj vendeve jo-miqësore të Rusisë do t’i paguajmë me ekuivalentin e rublës”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, rreth 300 korporata perëndimore janë larguar nga Rusia. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Shefi i inteligjencës gjermane paralajmëron: Gjermania rrezikon të përfshihet në konflikt të armatosur me Rusinë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *