BallinaLajme

Vjosa Osmani: Nuk kam marrë unë 1 mijë euro, por tetë anëtarë të delegacionit!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmeve se ajo shpenzoi rreth 2 mijë e 500 euro për tri ditë vizitë në Shqipëri e që vetëm mëditje paskësh marrë 1 mijë euro.

Osmani ka deklaruar në Fb se kjo nuk është e vërtetë, dhe se siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit, që kanë qenë 8 vetë kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, që e kanë krijuar totalin që po përmendet.

“Kjo nuk është e vërtetë. Nuk i kam marrë unë 1 mijë euro, por ashtu siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit (sepse kemi qenë diku rreth 8 e jo vetëm unë) kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar totalin që po përmendet”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Më tej, Osmani ka thënë se vizita e saj në Shqipëri ka qenë ndër vizitat e rralla ku shpenzohet kaq pak për një vizitë zyrtare.

“Përndryshe kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak në një vizitë zyrtare. Së shpejti do të publikohen shpenzimet e që të gjithëve dhe do të shihni krahasimin se si të tjerët kanë shpenzuar. Qofshin ato nga qindra mijëra euro mëditje, udhëtime, përdorim i kartelës zyrtare etj etj.

Për momentin, mund ta shihni këtë krahasim, për 11 muajt e mi si Kryetare e Kuvendit (i bazuar në raportet zyrtare të Kuvendit) dhe shumë shpejt do të publikoj edhe raportin e shpenzimeve të krahasuara në Presidencë (Vini re: Shpenzimet janë për komplet kabinetin e jo shpenzimet e mia individuale).

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Edhe pse kurrë s’kam dashur të merrem me këto çështje përkundër faktit që kam shpenzuar rreth 30 fish më pak se të tjerët, propagandës së ulët do t’i përgjigjemi me fakte. Prandaj, ju lus që të keni kujdes kurdo që lexoni “lajme” të tilla dhe paraprakisht t’i konfirmoni ato me raportet zyrtare të institucioneve lidhur me ato shpenzime.

Ne do të jemi transparent me secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë to t’u jepim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh, përkundër ndërhyrjeve kriminale që po kemi kohë pas kohe për të parandaluar një gjë të tillë”, ka shkruar ajo.

Rruga Press

YouTube player