Lajme

“Kemi të sëmurë me oksigjen”, banorët e Pojanit pa energji elektrike, protestojnë para OSHEE

Në Pojan të Maliqit dimri nuk ka ikur ende. Mes të ftohti, banorët hasin edhe në një tjetër vështirësi, mungesa e energjisë elektrike.

Për çdo mbrëmje pas orës 18:00 e deri në mesnatë, mbi 6 mijë banorë të kësaj njësie administrative mbeten pa drita.

Sipas banorëve, ky problem vjen pasi linjat e tensionit të ulët janë të amortizuara. Vetëm pak ditë më parë, rrëzimi i disa shtyllave të tensionit të mesëm dhe të lartë ka lënë për 4 ditë pa energji këto fshatra.

Lexo më shumë  Shqiptarët varfërohen, ndërsa bankat fituan mbi 300 milionë euro për 9 muaj në Shqipëri

Përpara zyrave të OSHEE-së, banorët protestuan për të gjetur një zgjidhje. Nga mungesa e energjisë elektrike, të vështirë e kanë pasur edhe të sëmurët kronikë që përdorin edhe aparate oksigjeni. Banorët thonë se kanë marrë vetëm përgjigje përcjellëse se linjat do të rregullohen, por sërish për çdo mbrëmje, 6 mijë qirinj ndizen në familjet e Pojanit për të ndriçuar ambientin. 

Lexo më shumë  Pas humbjes së zgjedhjeve, republikanët fajësojnë presidentin Donald Trump

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *