Lajme

Arrestimet nga protesta! Aktivistët: S’do lejojmë sulltanët ta ‘mjelin’ këtë vend si të duan

Qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, siç paralajmëruan u mblodhën ditën e sotme përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Pedagogu Ervin Goci tha se Rama bëri sot një sjellje të shëmtuar me furnizuesit e naftës, duke shtuar se iu dha mesazhin duke treguar se; i ka në dorë.

“Ata arrestojnë aktivistë, juristë, që i shërbejnë kauzave të devotshme të vendit. Nëse flasin për konferenca për dialog, ajo që po mbizotëron dhuna. Nuk kemi ardhur që t’i japim sandiuçin, por që t’i themi se jemi bashkë. Universitarë, studentë po nisen për protestë. Baza nuk është Tirana, por e gjithë Shqipëria. Nafta nuk është rritur as në Ukrainë, atje ku bjenë predha. S’do e lejojmë që këtë shtet ta marrë në dorë ai që e quan veten sulltan. Këta janë sulltanë që duan të dominojnë një copë tokë që e konsiderojnë dhe ta mjelin si të duan.”, tha pedagogu Ervin Goci.

Lexo më shumë  Demokraci Plus: Komuna e Prishtinës për rikonstruktimin e kulmit të objektit të ri, shpërbleu kompaninë që ka një histori mashtrimi në prokurim publik

Një prej protestuesve tha se në polici aktualisht ishin 36 protestues, mes tyre edhe gra.

“Një vajzë që akuzohej për një akuzë u la e lirë, tjetra për 4 akuza. Një prej vajzave kishte sharë shefin e policisë. Po ushtrohet dhunë psikologjike që ne të heqim dorë nga protesta. Të jenë të sigurt se ata të arrestuar nuk rrezikojnë asgjë. Janë 36 të arrestuar.”, tha protestuesi.

Lexo më shumë  Zbulime të reja arkeologjike në Durrës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *