SHBA vendos sisteme raketore në Poloni
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka thënë se sistemet raketore amerikane janë vendosur në Poloni, e cila kufizohet me Ukrainën, duke shtuar se ato janë të përgatitura për të mbrojtur “çdo centimetër” të territorit të NATO-s.
Ajo foli në një konferencë për media në Varshavë pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda.
Zonja Harris shtoi se SHBA do të japë 50 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën.
Dorëzimi i raketave patriot në Poloni vjen menjëherë pasi Rusia u kërkoi vendeve të BE-së dhe NATO-s të ndalojnë armatosjen e rajonit me ndihmë mbrojtëse.
Raketat Patriot janë raketa tokë-ajër të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të shënjestruar predha armike.
© Rruga Press