Lajme

Zjarrfikësit protestojnë para Parlamentit të Shqipërisë

Sindikata e Punonjësve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dolën sot në protestë përballë Parlamentit, duke protestuar për kushtet e punës, për mos pagimin e orëve shtesë dhe mos respektimin e Kodit të Punës.

Gjithashtu ata thonë se paga e tyre është e ulët.

Një punjonjës i zjarrëfikëses tha se paga e tij është rreth 360 mijë lekë të vjetra.

Punonjësi i zjarrëfikëses: Ne duam vetëm ato që na takojnë nga ligji, asgjë më tepër. Sot ne protestojmë për orët e turnit të natës dhe për pagesën për ditët e fundjavës”.

Ndërsa një tjetër zjarrëfikës deklaroi përpara mediave se ata nuk paguahen për orët në turnin e natës dhe se në pagesë ditet e fundjavës cilësohen si ditë të zakonshme dhe jo siç e ka Kodi i Punës. Gjithashtu zjarrëfikësi deklaroi se kolegët e tij janë kërcënuar me heqjen nga puna nëse do të mërrmnin pjesë në protestën e tyre përpara parlamentin.

Zjarrëfikësi: Janë mbi 1200 punonjës zjarrëfikseje në gjithë Shqipërinë. Sot në mëngjes, i kanë mbledhur në orën 7 të mengjesit dhe s”i kanë lënë për të ardhur në protestë.  Ka pasur kërcënim për heqje nga pune, dhe kjo gjë është e vërtetë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nis takimi trepalësh për dinarin në Bruksel
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *