BotaKryesore

Çernobili mund të jetë 48 orë nga emetimi i rrezatimit radioaktiv

Ukraina ka thënë se Çernobili mund të jetë 48 orë larg nga emetimi i rrezatimit radioaktiv në mjedis dhe i bëri thirrje Rusisë që të respektojë një armëpushim urgjent për të lejuar kryerjen e riparimeve.

Kompania vendase bërthamore Energoatom paralajmëroi se substancat radioaktive mund të çlirohen nëse vazhdon ndërprerja e energjisë elektrike në vend, pasi e bën të pamundur ftohjen e reaktorëve bërthamor.

Forcat ruse pushtuan centralin dhe ndërprenë energjinë në ditët e para të pushtimit. Që atëherë nuk ka qenë e mundur të bëhen riparime në uzinë.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Qeveria franceze tha se ishte në kontakt me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe po i kërkonte Rusisë të bashkëpunonte.

“Gjeneratorët rezervë me naftë kanë një kapacitet 48-orësh për të fuqizuar termocentralin e Çornobilit”, tha Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba në një paralajmërim në Twitter.

“Pas kësaj, sistemet e ftohjes së objektit të depozitimit të karburantit bërthamor të shpenzuar do të ndalojnë, duke bërë që çlirimi i rrezatimit të jenë i pashmangshëm.”

Energoatom ka thënë se puna e riparimit dhe rivendosja e energjisë në termocentral – vendi i katastrofës më të madhe bërthamore në botë në vitin 1996 – nuk ka qenë e mundur, sepse në rajon janë duke u zhvilluar luftimet.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Nxehja e infrastrukturës së centralit bërthamor mund të çojë në “lëshimin e substancave radioaktive në mjedis. Reja radioaktive mund të bartet nga era në rajone të tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe Evropës”, ​​thuhet në një deklaratë.

Pa energji elektrike, sistemet e ventilimit në termocentral nuk do të funksiononin, duke e ekspozuar stafin ndaj dozave të rrezikshme të rrezatimit.

Operatori i energjisë Ukrenergo tha gjithashtu se energjia e tyre është ndërprerë tërësisht në termocentral dhe sistemet e tij të sigurisë./Daily Mail

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *