Bota

OKB: Më shumë se 2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka vlerësuar se rreth 2.1 deri në 2.2 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina.

Sipas OKB-së, kjo ka ndodhur që nga fillimi i pushtimit rus deri më tani.

OKB shtoi se “nuk e sheh largimin e refugjatëve duke u ndalur”, raporton Sky News.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Lexo më shumë  Ish-shefi i Bankës Evropiane të Investimeve po hetohet nga prokurorët e BE-së për korrupsion dhe shpërdorim

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *