Lajme

Rritja e çmimit të naftës/ Eksperti i ekonomisë: Është abuzim, nuk ka ardhur si pasojë e luftës

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço ka folur mbi rritjen e çmimit të karburanteve gjatë 24 orëve të fundit.

Në një lidhje me skype, në studion e lajmeve në Vizion Plus, Muço theksoi se ky është një abuzim dhe çmimi i karburantit në Shqipëri nuk reflekton realitetin e bursës.

“Kjo rritje nga mbrëmë natën deri sot tregon që nuk ka ardhur si pasojë e luftës, por të gjithë operatorët në treg kanë vendosur të rrisin çmimin e naftës. Kryeministri të moa justifikohet me faktin që ne s’ kemi çfarë bëjmë e nuk ndërhyjmë dot në treg. Nuk është rritur kaq shumë çmimi në bursë që të vinte si pasojë e saj, është abuzim i tregtarëve. Tregtarët kanë zbrazuar depozitat e naftës dhe kanë rritur çmimin. Kryetarit të opozitës i themi që nuk bëhet me ulje të taksës se tashmë është parashikuar një buxhet”, tha Muço.

Sipas tij, rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e një marrëveshje, teksa thekson se është e pamundur që të gjitha kompanitë të vendosin rritjen e çmimit në të njëjtën ditë e orë.

Kjo nuk është shkelje ligjore. Operatorët në treg kanë vendosur të përfitojnë nga situatë. Këtë duhet ta ndjekë Autoriteti i Konkurencës, të marrë masa”, theksoi eksperti i ekonomisë.

Burimi vizion plus

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *