Lajme

Shqipëri, Kosovë, MV – Temperaturat shkojnë në minus, si parashikohet moti për sot

Vijojmë të jemi në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshje, por priten dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Vranësirat pritet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjell reshje të pakta shiu në zonat e ulëta dhe bregdetare. Ndërsa reshje dëbore do të ketë në zonat malore, kryesisht në Juglindje.

Temperaturat e ajrit do të ulen dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Maqedonia e Veriut
Deri në orët e pasdites i gjithë territori i MV do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore. Reshjet parashikohet të jenë në sasira të pakta. POR orët e mbrëmjes sjellin përmirësim gradual të motit.

Kosova

Territori i Kosovës mbetet në mbizotërimin e motit të vranët gjatë gjithë ditës, ku në intervale të shkurtra kohore pritet të ketë dhe kthjellime në vend. Vranësirat parashikohet të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi të pakta për reshje të izoluara në Kosovë.

Lexo më shumë  Knaus: Letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para letrës së Gërvallës. Ajo që ofroi Kosova sot i plotëson kriteret e KE-së

Rajoni dhe Europa

Andkila dhe skandinavia do jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Gjithashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të jetë Europa Qëndrore. Ndërsa Europa Lindore prej disa ditësh është në ndikimin e motit të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira dhe reshje dëbore. Po ashtu pjesërisht Juglindja e kontinentit Europian do të jetë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *