Lajme

Kurti: Bashkëluftëtarët e Adem e Hamëz Jasharit po mbahen në burg shkaku i luftës për liri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkëluftëtarët e Adem e Hamëz Jasharit po mbahen në Hagë për shkak të luftës për liri. 

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, të organizuar për të shënuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurti ka thënë se të burgosurit e Hagës po mbahen atje për narrativën e ndërtuar me gjak, e që siç ka thënë, Serbia dëshiron ta rindërtojë me gënjeshtra.

“Është e pamundur të mos e përmend që kur kujtojmë një prej heroizmave më të pashembullt, në Hagë kem i bashkëluftëtarë të Hamëz e Adem Jasharit që mbahen në burg, pikërisht për këtë luftë, për narrativen që e kemi ndërtuar me gjak e Serbia dëshiron ta rindërtojë me gënjeshtra”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë: Është shtuar buxheti për blerjen e barnave

Sipas tij, masakra e Prekazit u bë kthesë përcaktuese në trajektoren e zhvillimit të luftës çlirimtare të vitit 1998-99, por njëkohësisht edhe në zgjimin e ndërgjegjes ndërkombëtare dhe të vetëdijes diplomatike botërore.

Aktakuza ndaj ish-komandantëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimit është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020.

Sipas akuzës së ngritur, “së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë”.

Lexo më shumë  Kosova dhe Katari diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në fushën sociale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *