Ministri i Jashtëm i Ukrainës kërkon që Rusia të mbajë përgjegjësi
Dymtro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, ka thënë në një event në internet të organizuar nga Chatham House se “është e vështirë të flitet për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar” kur “ushtarët përdhunojnë gratë tona”.
Ai po i përgjigjej punës që po bëhet nga gjykatat penale ndërkombëtare për të hetuar krimet e mundshme të luftës dhe do që Rusia të mbaj përgjegjësi për veprimet e saj.
Kuleba tha se ai gjithashtu përshëndeti vendimin e OKB-së për të nisur një hetim mbi abuzimet e mundshme në Ukrainë nga forcat ruse.
Ai tha: “Në emër të qeverisë së Ukrainës, edhe një herë, ne jemi gati të vazhdojmë përpara. Ne jemi të gatshëm të punojmë me këdo që është i gatshëm të kërkojë llogari nga Rusia.
“Unë ju bëj thirrje të gjithëve që të merrni pjesë në këtë takim që të kontribuoni në themelimin e kësaj gjykate (OKB).
“Unë gjithashtu u bëj thirrje të gjitha mediave që e ndjekin këtë, që ndjekin këtë takim online, të përhapin të vërtetën për krimet e Rusisë kundër Ukrainës dhe të mbrojnë krijimin e kësaj.
© Rruga Press