Ministri i Vuqiçit sapo kërcënoi Kosovën siç Rusia kërcënoi Ukrainën: Kosova në NATO kërcënim për Serbinë
Ditën e sotme, ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin ka dërguar një mesazh kërcënimi në drejtim të shqiptarëve duke bërë një deklaratë të ngjajshme me deklaratat ruse përpara sulmeve në Ukrainë. Ashtu si regjimi i Putinit, edhe regjimi i Vuqiçit antarësimin e Kosovës në NATO e konsideron rrezik për serbinë, në ndërkohë që poashtu si Putini ndaj Zelenskit, qeveria serbe u shpreh përmes Vulinit se nuk ka dilema që kryeministri Kurti nuk do të nguronte të sulmonte serbët në Kosovë. Në këtë mënyrë, ai shprehet se shteti i Serbisë do të detyrohej të “mbrojë serbët” duke sulmuar Kosovë.
Në ndërkohë jemi në pritje të reagimit të kryeministrit Rama, idhtarit të Open Balkanit serb, nëse do tentojë ta rehabilitojë edhe këtë qëndrim të fashizmit shtetëror serb, apo nëse do të ketë guximin që më në fund ta shohë të vërtetën dhe të mbrojë interesin kombëtar shqiptar që për fat të mirë përputhet me të drejtën universale dhe me atë të kontekstit aktual gjeopolitik.
Më poshtë e gjeni artikullin e sotëm të portalit portalanalitika.me ku shprehet ky qëndrim i ministrit të Vuqiçit, Aleksandar Vulin:
Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin tha sot se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të përbënte një kërcënim të hapur për Serbinë.
Kuvendi i Kosovës miratoi të mërkurën një rezolutë që i bën thirrje qeverisë të nisë negociatat për anëtarësimin në NATO.
“Vendosja e Kosovës nën patronazhin e aleancës ushtarake do të thotë anulim i Rezolutës 1244 (Këshilli i Sigurimit i OKB-së), shfuqizimi i Marrëveshjes së Kumanovës, si dhe të gjitha garancive të dhëna nga OKB-ja, por edhe obligimi i të gjitha shteteve anëtare të NATO-s që të jenë të obliguara të respektojnë nenin 5. të Kartës, mbrojnë integritetin territorial të anëtarit të sapo pranuar”, tha Vulini në një deklaratë me shkrim.
Ai pyeti nëse dikush dyshonte se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të “nguronte” të ndërmerrte sulme ndaj serbëve, “veçanërisht në veri të krahinës dhe të provokonte konflikte dhe provokime, ndërkohë që shteti i Serbisë të detyrohet të mbrojë popullin e vet”.
“Futja me forcë e Kosovës në paktin e NATO-s nuk është vetëm shkelje e procedurave të anëtarësimit në NATO dhe shkelja e Rezolutës 1244, por edhe një kërcënim i hapur ndaj Serbisë dhe një formë tjetër presioni ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe këtë e dinë edhe vendet që mbrojnë anëtarësimin e Prishtinës në NATO”, shtoi Vulini.
Ai theksoi se “Kosova nuk është shtet, se nuk ka ushtri dhe se paraqet problem politik për së paku katër anëtarë të NATO-s”, si dhe se “nuk do të ketë kapacitet të konsiderueshëm ushtarak për një kohë të gjatë”.
Rruga Press