Bota

Gratë bëjnë rrjeta kamuflazhi për luftë

Gjatë rrugës për të shkuar në Kiev kanë ndaluar në Stryi një qytet që deri më tani nuk është sulmuar nga rusët. Ata janë ndalur në një magazinë ku ndodhen gratë dhe vajzat e qytetit për të bërë gati veshje, ushqime si dhe rrjeta kamuflazhi në rast të një lufte të mundshme.

Jam në një qytet i cili është larg zonë të rrezikut qyteti Stryi. Kemi ardhur në një magazinë ku gratë e qytetit po përgatisin pako ushqimore veshje. Janë gra dhe vajza që po përgatisin rrjeta kamuflazhi për tu bërë gati për luftë. Është mobilizim mbresëlënës i zonjave të këtij qyteti.  Në këtë qytet ka pasur një numër të madh djemsh që kanë shkuar në front”, tha ai.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Romana është zonja në krye të këtij organizimi.

“Ka disa ditë që janë organizuar, nuk mund të them se kur, po mbledhim ndihma dhe po organizohemi për të bërë punë të dobishme për mbrojtjen e qytetit tonë. Këtu ka një  numër të madh grash dhe vajzash”.

Në këtë qytet për momentin vazhdon jeta normale ndërsa disa aktivitete janë mbyllur. Gjithsesi qytetarët po jetojnë me luftën në prag. Ekipi i Abc ka udhëtuar nga Hungaria për në Ukrainë. Gazetari Kopliku ka parë kolona të gjata për të dalë në kufi me Ukrainën. Gjatë rrugës ka parë shkretëtinë e fshatrave dhe zonave të banuara. Rrugët kanë qenë të gjitha të boshatisura, pasi ndihet njëlloj frike për çfarë pritet më pas. Qyteti i Kiev është rreth 600 km nga Stryi./abcnews/

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *