Bota

Lavrov: Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë shtypi në Moskë ka thënë se “Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore”.

Ai u shpreh se presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një luftë e tretë botërore, dhe sipas, tij “një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm bërthamore”.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Lavrov theksoi se kjo “është vetëm në mendjet e politikanëve perëndimorë, dhe jo të atyre rus”.

Ministri i Jashtëm paralajmëroi vendet perëndimore se “nëse duan të luftojnë Rusinë, duhet ta mendojnë mirë”, teksa theksoi se sipas tij plane të tilla po bëhen.

“Nëse bëhet një luftë kundër nesh, atëherë, ata që bëjnë plane të tilla duhet ta mendojnë mirë. Dhe për mendimin tim plane të tilla po bëhen”, tha ai.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *