Lajme

Deputetët e Kosovës e dënojnë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës

Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur seancë ku pikë e rendit të ditës është edhe “Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se do të ofrojë për Ukrainën mbështetjen e pa rezervë.

Lexo më shumë  Bashkëpunimi Kosovë–Japoni në fokus të takimit Maqedonci–Tanigaki

Ajo ka shtuar se Kosova ndjen dhimbjen dhe humbjen e Ukrainës duke shtuar se në Ukrainë tashmë po dokumentohen krimet e luftës.

“Ne jemi me Ukrainën” është mesazhi që ka mbuluar tavolinat para secilit deputet të Kosovës në nisje të seancës plenare të enjten.

Kosova është bashkuar me vendet perëndimore në dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

Qeveria ka miratuar më herët vendimin që t’i strehojë 20 gazetarë ukrainas deri në 6 muaj.

Lexo më shumë  Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK-u: Isha për dosjen e stadiumit “Arena”

Në rend dite sot është rezoluta e Kuvendit në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *