KryesoreOpinion/Aktualitet

Serbia nuk po rreshtohet kah perëndimi, por po mbron Rusinë

Nga Donik Sallova

Serbia nuk po rreshtohet kah Perendimi, as nuk po e mbron lirinë e demokracinë e Ukrainës si dhe aspiratën e saj euro-atlantike.

Vota e saj pro në Asambenë e OKB-së që dënon agresionin rus, synon të vë theksin tek cënimi i integritetit territorial të Ukrainës, e që Serbia pretendon se iu cënua nga NATO kur u bombardua në vitin 1999 e nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Lexo më shumë  Kryeministri pro-rus i Sllovakisë, Robert Fico në spital pas të shtënave me armë

Serbia më shumë po e dënon aktin që pretendon se iu shkaktua asaj nga Perendimi duke e njohur Kosovën sesa që po dënon atë që po i ndodh Ukrainës.

Serbia nuk po i vë sanksione Rusisë, pra nuk po jep kontribut që Rusia të ndalet në agresionin e saj. Në këtë kuptim Serbia po e mbron Rusinë.

Madje, agresionin e nisur nga Rusia në Ukrainë, Serbia mund ta vazhdojë në Ballkanin Perendimor, nëse Bashkimi Europian do të vazhdojë ta tolerojë e ta quaj kandidate për antarësim një shtet të tillë që është i ndërtuar dhe funksion si Rusia e Putinit: thelbësisht antiperendimore.

Lexo më shumë  Dhjetë këshillat e Ukshin Hotit për shqiptarët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *