Bota

Video/Punëtorët e centralit bërthamor i bllokojnë hyrjen forcave ruse

Qindra punëtorë dhe banorë vendas kanë bllokuar një rrugë hyrëse të një termocentral bërthamor ukrainas pranë qytetit juglindor të Enerhodar, ndërsa forcat ruse përparojnë në zonë.

Videot e postuara në faqen e Facebook të autoritetit lokal treguan një turmë të madhe që mbante flamuj ukrainas duke bllokuar rrugën të mërkurën në mëngjes.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Për bllokimin e rrugës po përdoreshin edhe kamionët e plehrave.

Dmytro Orlov, kryebashkiak i Enerhodarit, tha në faqen e tij në Facebook: “Ne përcollëm qëndrimin e qytetit tonë dhe banorëve të tij se ZNPP [Central Bërthamore Zaporizhzhia] është nën mbrojtje të besueshme, se punëtorët e tij dhe banorët e Enerhodar janë nën flamujt ukrainas. ”

“Të gjitha shërbimet komunale janë duke punuar në gjendje emergjente. Askush nuk do të dorëzojë qytetin. Njerëzit janë të vendosur”, shtoi Orlov.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë
YouTube player

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *