Gazsjellësi ruso-gjerman Nord Stream II pritet të paraqes kërkesën për falimentim
Gazsjellësi ruso-gjerman Nord Stream II njofton se pritet të paraqes kërkesën për falimentim, pas sanksioneve ndërkombëtare ndaj agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainës.
Po ashtu, gazsjellësi ka shkarkuar të gjithë punëtorët e saj në Zvicër.
Operatori i gazsjellësit është i vendosur në kantonin zviceran të Zug për arsye tatimore.
Nord Stream II është një tubacion – në vlerë prej 11 miliardë dollarësh – i projektuar për dërgimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani, nëpërmjet Detit Baltik.
Projekti ka shumë kritikë, të cilët thonë se ai do ta rriste varësinë e BE-së nga gazi rus, ndërkohë që do ta privonte Ukrainën nga tarifat jetike të tranzitit, që merr nga tubacionet ekzistuese në territorin e saj.
Pas lëvizjeve të fundit të Kremlinit kundër Ukrainës, kancelari gjerman Olaf Scholz, ka njoftuar se Berlini ka pezulluar certifikimin e gazsjellësit.
Rruga Press