Bota

Nafta arrin çmimin rekord

Teksa luftimet në Ukrainë vijojnë prej gati një jave, situata e krijuar atje ka shkaktuar edhe një rritje drastike të çmimit të naftës, pavarësisht masave të ndërmarra për të qetësuar tregjet globale.

Çmimi për një fuçi arriti në 113 dollarë, duke arritur nivelin më të lartë që prej qershorit të vitit 2014. Edhe në atë kohë, kishte një krizë mes Rusisë dhe Ukrainës, të kulmuar me aneksimin e Gadishullit të Krimesë nga Moska.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Çmimi i naftës u rrit edhe pse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë miratoi planin për të nxjerrë në shitje 60 milionë fuçi nafte nga rezervat e saj, për të stabilizuar tregjet.

Rusia është një prej prodhuesve më të mëdhenj të burimeve energjetike në botë dhe investitorët janë të shqetësuar se nga lufta në Ukrainë mund të preken furnizimi me naftë apo gaz.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *