Bota

Kuleba: Putini u ka shpallur luftë edhe fëmijëve

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka shpallur luftë edhe fëmijëve.

Ai ka thënë se derisa raketat ruse në Ukrainë po godasin çerdhet e jetimoret, në Rusi po arrestohen fëmijët rusë që po protestojnë kundër luftës.

“Putin është në luftë me fëmijët. Në Ukrainë, ku raketat goditën çerdhet dhe jetimore, e po ashtu në Rusi, ku 7-vjeçarët David dhe Sofia, 9-vjeçari Matvey dhe 11-vjeçarët Gosha dhe Liza kaluan natën prapa grilave në Moskë për posterat ‘Jo luftës’. Ja sa i frikësuar është ky njeri”, ka shkruar Dmytro Kuleba në Twitter.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *