Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara: Sovraniteti i Ukrainës duhet respektuar
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Sigurimit, se invazioni rus në Ukrainë është i papranueshëm.
“Luftimet në Ukrainë duhet të ndalen”, tha ndër tjera Guterres.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Rusisë, që të shfuqizojë vendimin sa i përket alarmimit dhe urdhrit të Putinit që forcat ruse të jenë gjendje gatishmërie, kur bëhet fjalë për mbrojtjen bërthamore.
Guterres është shprehur optimist se bisedimet e drejtpërdrejta mes delegacionit ukrainas dhe atij rus, mund të kontribuojnë në ndaljen e luftimeve dhe të gjejnë një zgjidhje diplomatike.
“Sovraniteti i Ukrainës duhet respektuar”, tha ndër tjera Guterres.
Rruga Press