A do të dërgojë NATO trupa për të ndihmuar Ukrainën?
Tim Mepham një qytetar nga Brighton në Britani të Madhe, ka pyetur BBC-në se kur do mundej NATO të dërgojë trupa në terren të Ukrainës.
BBC ka hapur mundësinë që t’u përgjigjet qytetarëve për pyetjet që kanë në lidhje me situatën në Ukrainë.
“Në çfarë pike vendet e NATO-s do të bien dakord se mjafton dhe do të vendosin çizmet në terren për të mbështetur Ukrainën?”, ka pyetur Mepham.
BBC ka dhënë disa detaje se kur mund të ndërhyjë NATO në teren të ndonjë shteti që i ushtrohet agresion ushtarak siç po ndodh me situatën në Ukrainë.
“Vendet dhe aleatët e NATO-s po vëzhgojnë çdo lëvizje të Rusisë, duke paralajmëruar se aleanca e tyre ushtarake mbrojtëse do të bëjë gjithçka për të mbrojtur ‘çdo pëllëmbë’ të territorit të tyre. Ata kanë dërguar armë dhe municion në Ukrainë dhe kanë trajnuar ushtarë ukrainas në vitet e fundit – deri në pushtimin rus. Por, ata kanë thënë vazhdimisht se nuk do të ketë ‘çizme në terren’ të NATO-s, sepse Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Megjithatë, kjo ndryshon nëse Rusia lëviz përtej Ukrainës në një vend të NATO-s. Neni 5 i Kushtetutës së NATO-s thotë se ‘sulmi kundër një aleati konsiderohet si një sulm kundër të gjithë aleatëve’. Nëse kjo ndodhë, bota kalon në një territor të pa eksploruar dhe ekziston një mundësi e rrezikshme e një konfrontimi NATO-Rusi”, thekson BBC.
Prej pesë ditësh, me urdhër të presidentit Vladimir Putin, trupat ruse kanë hyrë në Ukrainë dhe po zhvillojnë luftime.
Ukraina dhe Rusia kanë filluar bisedimet në Bjellorusi.
Rruga Press