Rekrutët e rinj trajnohen nga anëtarët e mbrojtjes territoriale të Ukrainës
Imazhet e anëtarëve të rinj të mbrojtjes territoriale të Ukrainës, janë publikuar nëpër rrjetet sociale nga zyrtarët ukrainas, ku shihen sesi po trajnohen në kreyqtetin e Ukrainës, Kiev.
Ata nuk hezituan të marrin në duar armët dhe t’i dalin zot vendit të tyre, kurse për trajnimin e tyre janë përkujdesur ushtarakët ukrainasë që kanë bagazh të madh në fushën e sigurisë, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë që Ukraina ka hyrë sot në ditën e pestë të agresionit rus, ku qindra mijëra trupa ruse ia mësyn këtij vendi me urdhër të presidentit Vladimir Putin.
Megjithatë, deri më tani planet e Putinit nuk janë duke u realizuar as për së afërmi, kjo pasi që ukrainasit janë mobilizuar dhe po u kundërpërgjigjen me tërë forcën – duke u shkaktuar dëme të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/
Rruga Press