Bota

Britanikët thonë se duan të shkojnë në Ukrainë për të luftuar kundër rusëve – janë të gatshëm të vdesin

Një grup i qytetarëve britanikë janë shfaqur para ambasadës ukrainase në Londër, ku pyetën sesi mund t’i bashkohen luftës kundër rusëve në Ukrainë.

Ndërkaq kur njëri prej tyre u pyet nga Sky News nëse është i gatshëm të jap jetën ai shkurt tha: “Dikush duhet, kështu që po”.

Një burrë tjetër 60-vjeç, tha se “se nëse mund të shkojë në luftë” në Ukrainë, pasi ndihet i gatshëm për një gjë të tillë.

Lexo më shumë  Gjyqi ndaj Trumpit: Ish-avokati i tij e pranon se ka gënjyer shpesh për ta ndihmuar ish-presidentin amerikan

Ai theksoi se dikur ishte pjesë e mbrojtjes territoriale, dhe se të gjitha trajnimet e nevojshme i ka të përfunduara.

Kur Lisa Holland nga Sky News, e pyeti nëse edhe ai është i gatshëm të jap jetën në vijën e frontit, tha: “Po”.

Burri pranoi se është shtetas britanik, por se duke parë se ukrainasit kanë “nevojë për ndihmë është i gatshëm të shkojë”.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

“Jemi të rinj, të fortë, në formë të mirë fizike për të ndihmuar, kështu që pse jo”, tha ndër tjera një britanik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *