Liz Truss takim të tensionuar me ambasadorin rus, “e përzuri” përpara kohës së parashikuar
Një burim i zyrës së jashtme ka thënë për Sky News se takimi midis Sekretares së Jashtme Liz Truss dhe ambasadorit rus ishte i tensionuar.
Ambasadori rus u thirr sot për të folur me znj. Truss.
“Ishte një takim i tensionuar. Liz e përzuri atë përpara kohës së parashikuar. Tha se duhet t’i vijë turp për veten e tij, se Rusia ka gënjyer vazhdimisht dhe ka humbur besueshmërisë me komunitetin ndërkombëtar,” tha një burim nga departamenti për Sky News.
© Rruga Press