Opinion/Aktualitet

Për sa gjeografia nuk ndryshon, edhe gjeopolitika nuk ndryshon, ajo veçse përseritet në kohë, me intensitet dhe shanse të ndryshme

Shkruan Sokol Kolgjini

Për sa gjeografia nuk ndryshon, edhe gjeopolitika nuk ndryshon. Ajo veçse përseritet në kohë, me intensitet dhe shanse të ndryshme.

Mustafa Merlika – Kruja, një konferencë të mbajtun ne 22 Nantor 1942, ngren shqetsimin se fuqitë e mëdha mund ti tolerojnë interesat e Rusisë vetëm në ballkan, duke e përdorë kët të fundit si monedhe shkëmbimi. (marrë nga libri “Gjysmë shekulli me pendë në dorë”, faqe 655-656, përmbledhja me fjalët e mija). Në kët linjè, mendimi ishte se na duhet me fuqizue vendin tonë duke ba aleancat e duhuna me vendet që nuk u intereson zgjanimi i influencave ruse ne Ballkan, siç janè Italia e Gjermania, e kështu me kanë të mbrojtun prej këtij përdorimi, si “monëdhë shkëmbimi”.

Para disa ditësh, në mënyrë modeste shpreha mendimin se: Rusia mundet me e pushtue Ukrahinën dhe pas kèsaj terhiqet duke mbajtè të pushtueme vetèm zonat me shumicè popullsie ruse, e me kèt mendim ishte shqetsimi se: kjo luftè do ishte nje precedent me efekte shumè të rrezikshme për ne shqiptarèt.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Ku e shof rrezikshmërinë:

  • Nuk më duket i rastësishëm insistimi serb për ndamje kufijsh e për përfitim territorial ndaj Kosovës.
  • Nuk duket i rastësishëm grumbullimi i trupave serbe në kufi të Kosovës për një incident të sajuem, gjoja për targat e mjeteve.
  • Nuk ishte e rastësishme vizita e ambasadorit Rus në kufi me Kosovën, për këtë rast.
  • Nuk ngjan e rastësishme deklaratat e ministrit të jashtëm Rus se mercenarë nga Shqipnia e Kosova po pregatiten për me luftue në Ukrahinë.
  • Nuk më duket e rastësishme deklarata e mbramshme e Vuçiqit për gatishmërinë e ushtrisë serbe “për çdo situatë”.
  • Nuk duket e rastit as që media serbe deklaron se “Ukrahina i shpalli luftë Rusisë”.
  • As shfaqjet e përditshme në mediat shqiptare me Batona, Blenda, Buzhala etc., as reklamat e produkteve serbe në to e as filmat artistik rus nëpër TV-të tona.
  • Nuk munden me qenë rastësi të gjitha ngjarjet, që nga ndalimi i trupave Franceze të KFOR-it në urën e Ibrit në 99-ën e deri sot, te mbajtja me çdo kusht në pushtet e një qeverie tejet të korruptueme në Shqipni, me Edi Ramën kryeministër e me një rrjesht kukullash pas tij.Të gjitha këto me duken një plan i mirpregatitun, e që avancon interesat ruse në Ballkan nëpërmjet veglës së tyne që asht Serbia.
Lexo më shumë  Zgjedhjet në MV na rikthejnë tek epoka e Bogdanit

Nëse Rusia i pushton dhe mban të pushtueme zonat me popullsi shumic ruse, (që tashma i ka njoftë si të pavaruna), ky precedent mundet me kanè planifikue që me u përsërite edhe në Ballkan nga Serbia. Ndoshta në Bosnje, ndoshta në Kosovë, ndoshta në të dyja.

Fuqitë e mëdha nuk do bajnë luftë me Rusinë e kët e dinë mirë te dyja palët. Ata do bajnë diplomaci, ose ndryshe pazare. Ata do kërkojnë ndalimin e luftës nën kërcënimin e sanksioneve ekonomike, por edhe plotësimit të orekseve nëpërnjet disa favoreve, (ja shkopi, ja dhe karrota). Për fatkeqsinë tonë, orekset plotësohen në vendet që përdoren si “monedha shkëmbimi” , siç paralajmëronte Mërlika në 1942-in. Kjo asht rrezikshmëria.

Çfar duhet me ba na?

Ndoshta atë që porosiste Mustafa Merlika në 1942-in, sepse gjeopolitika nuk ndryshon pa ndryshue gjeografia. Veç koha ndryshon.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *